Bashkëshortja e kryeministrit britanik, Boris Johnson, e cila do të lindë fëmijën e saj të dytë në dhjetor, tha se mori dozën e dytë të vaksinës anti-COVID dhe se po ndihej mirë.
33-vjeçarja tregoi se më herët ishte e shqetësuar për një abort spontan për shkak të vaksinës, por theksoi se të dhënat tregojnë se nuk ka rrezik të shtuar të abortit.
Të lidhura
None found
“Gati 200.000 gra shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë marrë vaksinat Pfizer dhe Moderna të rekomanduara gjatë shtatzënisë, pa shqetësime sigurie. Kolegji Mbretëror i Mamive ka thënë se nënat në pritje janë më të rrezikuara nga sëmundjet e rënda nëse infektohen me COVID, kështu që vaksinimi është me të vërtetë mënyra më e mirë për t’u mbajtur juve dhe fëmijën tuaj të sigurt”, u shpreh Carrie.

Kujtojmë se në prill të 2020-s, ajo solli në jetë fëmijën e parë të saj dhe të Boris, një djalë që e pagëzuan me emrin Wilfred.
Carrie dhe Boris Johnson kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni të vogël martesore në katedralen Westminster në muajin maj. Johnson ishte dhe kryeministri i parë që u martua gjatë kohës që ishte në detyrë.
Kjo ishte martesa e tretë për Boris Johnson, sepse më parë ai ka qenë i martuar me Marina Wheeler dhe Allegra Mostyn-Owen.
Nga martesa me gruan e dytë ai ka katër fëmijë.
