Bashkëjeton me Dojnën, Vlashenti: Po mendojmë të bëjmë një “beb”

Artisti Vlashent Sata ishte i ftuar sot në “Wake Up” ku rrëfeu më tepër detaje rreth marrëdhënies së tij me Dojna Memën.

Ai foli edhe për “bebin” që po planifikojnë, që në fakt nuk është një bebe reale, por një biznes që ata po mendojnë të hapin së shpejti.

“Po jetojmë bashkë. Bashkëjetesa është një eksperiencë shumë e lezetshme. Ka momente të tmerrshme, ka dhe shumë momente fantastike. Është bukur të jesh me një njeri kaq të bukur si Dojna, jo vetëm fizikisht. Unë jam me fat.

Po mendojmë të bëjmë një “beb” tonin, por nuk është ai bebi që mendoni ju. Po mendojmë të bëjmë një “beb” që është më tepër në jetën e biznesit”, u shpreh Vlashenti.


Shtuar 30.03.2021 13:30