Basha takim me kryetarët e degëve: Berisha do që ta kthejë PD-në në mburojë për vete

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarët e 71 degëve të partisë. Në takim, Basha mësohet të jetë shprehur se është detyrë kryesor e PD-së të dalë e bashkuar në Kuvendin që do të mblidhet më 18 dhjetor. Basha gjithashtu është shprehur se qëllimi kryesor është vazhdimi i betejës kundër Ramës.

“Rama është kundërshtari ynë i përbashkët, pavarësisht çfarë mendojmë në këtë situatë që po kalojmë. Beteja me njëri- tjetrin nuk na çon askund. I shërben vetëm Ramës dhe patericave të tij, që po bëjnë gjithçka që beteja mes nesh të çoje në një ndarje të partisë. Ju jeni dëshmitare të kësaj”, ka thënë  Basha.

Basha është ndalur dhe tek ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin ka thënë se dëshiron ta kthejë PD-në në mburojë për vete.

“Kjo histori e përdorimit te demokratëve si mburoje e interesave personale të kujtdo, merr fund njëherë e përgjithmonë. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prapë nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Çfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti. Ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara. “ tha Basha.

Basha e përforcoi argumentin se Sali Berisha e kishte justifikim nisjen e foltores me qëndrimin se vendimi për ta nuk ishte marre nga forumet.

“Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi foltoren, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë se njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me çfarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar te PD”, mësohet të ketë thënë Basha./albeu.com


Shtuar 17.11.2021 16:51