Basha: Shqipëria mund dhe do të jetë ndryshe (VIDEO)

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ndarë në Facebook një pjesë të fjalimit të tij sot në Kuvend, ku thotë se ka lindur një shpresë se Shqipëria mund dhe do të ndryshojë.

“Është pra beteja mes llumit të tranzicionit shqiptar. Këtij këtu dhe çdokujt tjetër, politikan, oligark apo cfarëdo manteli që kanë 30 vjet pavarësisht çfarë do qeverie sa vijnë e pasurohen dhe bëhen më të fuqishëm, dhe një shprese të re që po lind se Shqipëria mund dhe do të jetë ndryshe. Mund dhe do të transormohet në realitet, në ëndrrën që kishim në 1992” dëgjohet në videon e postuar nga Basha./albeu.com


Shtuar 7.10.2021 17:43