Basha shfrytëzon edhe orën e fundit, i bën thirrje qytetarëve të votojnë përmes VIP-ave (VIDEO)

Ndonëse na ndajnë vetëm një orë nga mbyllja e votimeve për zgjedhjet parlamentare, kryedemokrati Lulzim Basha vazhdon t’i bëjë thirrje qytetarëve.

Pak minuta më parë, ai ka postuar në “Facebook” një video, ku shfaqen disa nga personazhet e njohur të ekranit shqiptar si blogeri Olti Curri, moderatorja Fiori Dardha, këngëtarja Rozana Radi, aktori Neritan Liçaj dhe shumë emra të tjerë.

Personazhet e famshëm kanë treguar se ata kanë votuar dhe ftojnë të gjithë qytetarët të shkojnë në qendrat zgjedhore.

“Voto edhe ti!”, ka shkruar Basha krahas videos.


Shtuar 25.04.2021 17:58