Basha pritet me brohoritje në Gjirokastër, qytetari i varet në qafë për ta puthur (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme ka shkuar në Gjirokastrës, ku dhjetra qytetarë e kanë pritur mes brohoritjeve dhe flamujve. Një prej tyre, ka tentuar që ta puthë kreun e PD-së, por ku i fundit i është shmangur, duke qenë se jemi në kushtet e pandemisë.

Vetë Basha shihet teksa mban maskë, ndërkohë që qytetarët nuk zbatojnë distancën dhe shumë prej tyre janë pa maskë.

Pritja e Bashës nga qytetarët është shoqëruar dhe me praninë e punonjësve të Policisë, të cilët njësoj si në të gjitha qytetet e tjera nuk kanë ndërhyrë për të shpërndarë të pranishmit.

Shtuar 19.03.2021 12:03