Kryetari i Partisë Demokratike , Lulëzim Basha gjatë udhëtimit të tij drejt qytetit të Kavajës ka zgjedhur t’u përgjigjet qytetarëve me një video mesazh në rrjetet sociale. Me anë të kësaj video Basha thekson së pari problemin e trafikut si një situatë të përditshme për qytetarëve të Tiranës, një problem i cili ende nuk ka marrë zgjidhje.
I pyetur nga një qytetare se çfarë do të ndryshonte nëse ai do ishte kryeministër për qytetarët të cilët merrnin një pagë minimale, Basha është shprehur:
‘‘Do të ketë një bonus për fëmijët deri në 5 vjeç prej 30 mijë lekësh në muaj, që do të bëjë të mundur përballimin e disa kostove bazë.
Së dyti tekstet shkollore falas deri në fund të arsimit 9-vjeçar dhe për familjet me ndihmë ekonomike deri në fund të gjimnazit.
Dhe së treti prej vitit tonë të parë të qeverisjes do të këmi jë mundësi që duke filluar prej zonave rurale dhe më pas në të gjithë Shqipërinë shkollat të jenë të hapura deri në orën 16:00”. -tha Basha
Ndër ligjet e para që kreu i opozitës ka treguar se do të miratojë sapo të vijë në qeveri është dhe ai për arsimin e lartë. Në këtë pikë duke iu përgjigjur pyetje së qytetares lidhur me situatë e punësimit të të rinjëve ai është shprehur se të rninjtë kanë nevojë për trajnim dhe të kenë një vend të sigurt pune jo vetëm në Tiranë por dhe në qytetet e tyre. /albeu.com/