Superliga e Kosovës në futboll e mbyll xhiron e 11-të këtë të diel me dy takime, ndërsa në stadiumin “Liman Gegaj” përballen Malisheva dhe Feronikeli 74.
Ndeshja nis në orën 13:00 dhe të dyja skuadrat tashmë kanë bërë publike formacionet me të cilat do ta fillojnë sfidën.
Të lidhura
None found
Malisheva e pret këtë përballje nga pozita e parë në kampionat, me 26 pikë të grumbulluara. Në anën tjetër, Feronikeli 74 ndodhet në vendin e shtatë dhe ka 11 pikë.
Ekipet janë përballur edhe më herët gjatë këtij sezoni. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Malisheva fitoi 3-0.
Kastriot Rexha dhe Elon Berisha kanë përcaktuar lojtarët që do të jenë titullarë në këtë ndeshje.
Formacioni i Malishevës: Kanuric, Pira, Skovgaard, Kryeziu, Bajraktari, Ndjigi, Luma, Xhylani, Isgandarli, Haxhiu, Ibishi.
Formacioni i Feronikelit 74: Kolaj, Selmani, Halili, Soares, Musa, Luetic, Taipi, Yannick, Prapashtica, Cerrvadiku, Baholli.






