Gjatë fjalës së tij në Kuvend ku po diskutohet projekt-buxhetin për vitin 2022, kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shprehur kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij se e kanë zhytur vendin në mjerim.
Basha akuzoi qeverinë të cilët sipas tij japin felat e mishit për oligarkët ndërsa për popullin sipas tij kanë mbetur thërrimet e bukës.
“Duhet të ulim TVSH për çmimet e shportës. Çmimet e larta dhe mbytëse për familjet shqiptare për naftën e lartë, në vend që të mendojë për ti ulur ky ia shton konsumatorit taksën për gazin. Duke ja bërë të ftohtë dhe më të vështirë për familjet shqiptare. Janë bërë bajat me propagandën ku fiks si në 1984 të kundërtat që duan të na imponojnë me fjalët e atyre të gënjeshtra. Ngecja në vend numëro për këta është zhvillim. Familjet shqiptare përballen me faturat e kripura, me gjoba zyrtare dhe jo zyrtare, të padrejta. Kur flas për njerëzit dhe hallet e tyre më vjen replika dhe loja e vjetër kur ishit ju kur ishim ne , vetëm për të mbajtur larg vetes përgjegjësinë për të mbajtur një pushtet të korruptuar. Oligarkët portretet e të cilëve janë skicuar dalin çdo ditë nga thasët e shtetit.
Mos bëjmë lojën e vjetër të krahasimeve, jam krenar për çfarë kemi bërë por edhe për gabimet tona. Ata që nuk varen nga klientelizmi dhe që janë shumica dërrmuese, me ata punojnë ecin përshtaten. Ata nuk pyesin ku ishim ne ku jemi sot, ata duhet të dinë ku duhet të ishte vendi ynë në lidhje me atë që duhet të bëhet vendi jonë. Sa cilësore është shëndetësia, sa subvencione marrin bujqërit dhe fermerët, sa e sigurt është jeta e qytetarëve. Çështjen që shqetësojnë shqiptarët i leni pa përgjigje, keni marrë borxh më shumë se gjithë qeveritë e mëparshme, kini rritur taksat si kurrë më parë si në kohën e tanzimatit. Nuk keni rritur as paga as pensione as përmirësimi i konkurrencës, miliardat i keni marrë ne merr të shqiptarëve, taksat i keni rritur për të integruar pushtetin putinist dhe oligarkët keni vrarë konkurrencën. Keni penguar investimet e huaja, e keni bërë Shqipërinë në vendin ku largohen të rinjtë më shumë se vendet e tjera të rajonit. Oligarkët marrin nga ju PPP dhe koncesionet.
Atë që keni bërë këto 8 vite të njëjtën gjë po bëni edhe vitin e ardhshëm, nuk është çështje buxheti por mentaliteti që shfaq dukshëm tahmanë për të për mbajtur interesat e një pakice që dëmton familjet shqiptare. Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha dhe ka nevojë për zgjidhje po kaq të mëdha që nuk i jepni dot. Ju krenoheni me satelitë por vendi po plaket, rritja e numrit të emigrimit po shoqërohet me largimin e moshave të reja. Inovacioni dhe teknologjia duhet të jetë financim i madh por qeveria jep financim anemik duke na lënë pas vendeve të rajonit. Bujqësia merr mbështet më të ulët në gjithë vendet e Ballkanit të pakrahasueshëm edhe me Kosovën.
Kjo i bën jo konkurruese produktet e fermerëve shqiptarë, i shkatërron ata. Përgjigja e vetme është dhuna policore ndaj tyre, tani që flasim fermerët janë në rrugë dhe shesh për të drejtat e tyre për mbijetesën e tyre dhe familjet e tyre. Për të marrë atë që në Kosovë e gëzojnë cdo ditë por jo këtu në Shqipëri. Fermerët tanë janë të harruar, për të disatën sezon që përsëritet vit pas viti detyron fermerët të emigrojnë sepse paratë e taksave që ky dhe qeveria e tij shpërdorojnë. Subvencioni i ilaçeve, shqiptarët gjatë pandemisë shpenzuan më shumë se cdo vend tjetër dhe morën ndihmën më të vogël nga gjithë vendet e tjera. 50% paguajnë shqiptarët për shëndetësinë falas është tallja më e madhe që i bëhet popullit shqiptar. Felat i keni ndarë për oligarkët kurse shqiptarëve u lëni thërrimet”, tha Basha.