Basha nxjerr pamjet dhe sulmon ashpër Berishën: Dhuna ka qenë qëllimi i tij që nga fillimi (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin Berisha për protestën e 8 janarit.

Basha ka shpërndarë pamjet gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha para Selisë së PD.

Të lidhura

None found

Ai shtoi se ishte pikërisht Berisha që paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi të gjithë sulmin në 8 janar.

Postimi i plotë:

Sali Berisha e paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi të gjithë sulmin e dhunshëm mbi selinë e PD në 8 janar. Ndonëse e dinte fare mirë që në seli ndodheshin deputetë dhe drejtues demokratë, ai nuk i kurseu urdhrat për mercenarët që të godisnin zyrat e partisë. Të gjithë e dinim që ai do të bëhej i dhunshëm. Dhuna ishte qëllimi i tij që nga fillimi./albeu.com/


Shtuar 9.01.2022 21:23