Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një tubim përmbyllës me qytetarët në qytetin e Lezhës.
Gjatë fjalimit të tij ai u kujdes që të përsëriste thirrjet ndaj punonësve të administratës publike duke u kërkuar që të dalin pasivisht të votojnë pa pasur asnjë frikë.
Basha tha se lezhjanët dhe gjithë shqiptarët e kanë vetë në dorë që në datën 25 Prill të votojnë ndryshimin dhe të largojnë oligarkët.
“8 vite nëpërkëmbje, vuajtje dhe mjerim, padrejtësi, papunësi dhe emigracion. Kto janë veprat e atij që në 8 vite nuk mbajti asnjë premtim dhe vetëm mori, nuk dha asgjë.
Ora për tu kthyer Lezhën , lezhjanëve po afron, ora për t’ua kthyer Shqipërinë shqiptarëve po vjen, dhe kjo do të vijë në 25 prill duke votuar numrin 9.
Për zhvillimin, fermerët, sipërmarrësit, për t’i dhënë fund pasurimit të një grupi njerëzish dhe shtypjes të të gjithë popullit.
Do ti kthejmë lezhjanëve, kurbinasve dhe mirditorëve krenarinë që ju takon, njerëz punëtorë që kanë të gjitha të drejtat të jetojnë me dinjitet në këtë trevë të lashtë. Në Lezhën e Kosovës, Lezhën e Europës. Sepse nga Lezha ka filluar një histori e madhe e cila shndrin edhe sot, ne jemi stërnipat e Kastriotëve të cilëve u takon ky vend.
Ky vend nuk është i Edi Ramës, as i oligarkëve, ky është vendi ynë. Kjo është Lezha jonë.
Dy ditë e 10 orë, e keni në dorë ju, vëllezër dhe motra, votues të rinj për herë të parë, votoni për prindërit tuaj.
Ju o prindër e keni në duart tuaja, të votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Sot kam një thirrje për cdo punonjës të administratës që paguhet me taksat tona dhe kërkojn të clirohen nga ky grup oligarkësh.
Harrojini gagamet e atij që e di se më 25 prill e pret humbja më e madhe, asnjë frikë për ju.
Do ju largojmë vagonët që ju kanë skllavëruar, ju do keni mundësinë të shërbeni me nder në detyrën tuaj.
Policia, mësuesit, mjekët, të gjithë ata që duan të shërbejnë të shkojë drejt 25 prilit pa frikë dhe të votojnë për fitoren më të thellë.
Për 11 orë do të mbyllet zyrtarisht fushata, ky tur i mrekullueshëm shprese dhe besimi që ka mbushur zemrat e nënave tona, të morave tona me shpresën e besimit për fitoren e sigurtë që po vjen.
Puna do të vazhdojë orë e minutë që ky gëzim i brendshëm të kthehet në oqeanin e votave për ndryshim në kutitë e votimit”- u shpreh Basha.