Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për media i është drejtuar me një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha.
Basha i tha se nuk ia ka dalë, por është bërë qesharak në një moment kur duhej të mënjanohej
“Më gjithë shfokusimin i energjisë së demokratëve, nuk ia ke dalë, por je bërë qesharak, në vend që të hiqeshe mënjanë. Ke shkelur dhe vazhdon të shkelësh mbi sakrificën e demokratëve. Hiq dorë në të qenit tub oksigjeni për Edi Ramën. Çlirojini demokratët që ke manipuluar, të vijë në Kuvendin e 18 dhjetorit”, tha Basha./albeu.com