Basha: Meqë Rama më akuzon mua për gjumë, unë e bëj gjumin rehat, ai ka korruptuar deri në SHBA

Deputeti Lulzim Basha ka komentuar sot përçarjen e opozitës dhe sipas tij ndikimin e kryeministrit Edi Rama në këtë proces. Në një intervistë në emisionin “Log”, Basha iu përgjigjur akuzave të Ramës për “gjumin” e tij politik, teksa u shpreh se “e bën gjumin rehat”. Po ashtu Basha tha se opozita duhet të kishte ecur përpara, pa u ngatërruar në konflikte të brendshme dhe të merrej me kauza personale, siç donte Rama.

“Meqë Rama më akuzon mua për gjumë, unë e bëj gjumin rehat. Një nga arsyet pse Ramën nuk e zë gjumi është korruptimi që i ka bërë një prej drejtuesve më të lartë të sigurisë në SHBA. Këtë e kemi ezauruar, por fokusi i opozitës dhe PD sipas meje atëherë dhe sot duhet të ishte ecja përpara dhe jo ngecja te lufta e brendshme siç donte Rama. Investimi i Ramës pati sukses te Berisha.

Ky është investimi i vetëm që ka bërë Rama këto vite. Investimi i tij është zoti Berisha. Nuk duhet të na dëmtonte një kauzë personale, siç ishte ajo e zotit Berisha. Kjo betejë për të përçarë opozitën ka shenjat e gishtërinjve të Edi Ramës, oligarkëve dhe grupeve kriminale që i vuri në dispozicion për të ndarë opozitën”, tha Basha.


Shtuar 8.11.2024 23:29

Tags: ,