Kjo e sotmja ka qenë një ditë me aktivitete të rëndësishme politike. Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së, dhe nga ana tjetër, ish-lideri demokrat Sali Berisha ka mbajtur referendum ku është votuar për shkarkimin e Bashës.
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, përmes një postimi në Facebook ka shkruar për Samitin e Demokracisë, ku thotë se tashmë ka mjete të reja për llogaridhënie dhe transparencë.
Samiti për Demokracinë mund të ketë mbaruar, por puna jona sapo ka nisur. Së bashku ne po nisin:
-partneritete për të forcuar bashkëpunimin midis demokracive
-mjete të reja për llogaridhënie dhe transparencë
-një pozicion për të koordinuar përpjekjet botërore kundër korrupsionit”, thuhet në postimin e ambasadës, por nuk dihet nëse ky ishte një mesazh për zhvillimet e ditës së sotme.
Kujtojmë se Basha dhe Berisha kanë hapur “luftë” për drejtimin e PD-së./albeu.com