Basha kryetar, Shehaj: 15% nuk reflekton mbështetjen time

Agron Shehaj i cili rezultoi dhe i dyti më i votuar në garën për kryetar mes demokratëve, këtë të hënë është ftuar në studion e  emisionit “Opinion”.

Shehaj ka thënë se 15% i votave nuk reflekton mbështetjen që ai ka brenda partisë. Gjithashtu ai shtoi se ka parregullsi në procesin e votimit, ndërsa pohoi se vëzhguesit e tij nuk mundën të verifikonin votuesit.

“Rezultati është i qartë, Basha vazhdon të jetë kryetari i PD. Sigurisht 15% nuk reflekton mbështetjen që unë kam në anëtarësinë e PD-së. Ka patur paregullsi, sidomos ato që kanë ndodhur gjatë ditës sëvotimit kanë qenë të lidhura me faktin që me dhjetëra- mijëra demokratë nuk kanë mundur të votojnë dhe vëzhguesit e mi nuk kanë patur mundësi të verifikojnë se kush ka votuar”, tha Shehaj.


Shtuar 14.06.2021 22:20