Basha: Kriza e korrupsionit po asfikson ekonominë, zgjidhja është vettingu në politikë

Kreu i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në Twitter shkruan se shteti është i kapur nga korrupsioni dhe duke qenë i tillë nuk u shërben qytetarëve.

Më tej në postim shkruan gjithashtu se, kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja, sipas liderit demokrat, është vettingu i politikanëve.

“Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme.

Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë”, shkruan Basha./albeu.com

 


Shtuar 9.11.2021 09:06