Basha: Kemi diferenca me LSI-në

Ndërsa mohoi një bashkëqeverisje me PS-në, kryedemokrati Lulzim Basha u pyet në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN për marrëdhënien e tij me LSI-në, me të cilën është në një pakt nëse fiton zgjedhjet.

“Jemi të gjithë në një aleancë dhe përbëhet nga dy lista Aleanca për Ndryshim dhe LSI. Kemi diferenca ideologjike. Jemi të bashkuar nga një nevojë të ngutshme nga një etje për ndryshim për të larguar njeriun që e ka lënë Shqipërinë në vend numëro. Kemi ndryshime ideologjikë brenda aleancës, por kjo na bën bashkë, ndryshimi”, tha Basha.

Shtuar 19.04.2021 11:04