Kreu demokrat Lulzim Basha ka dalë në një komunikim për mediat pas marrjes në pyetje nga Prokuroria në lidhje me protestën e 8 janarit. Basha u shpreh se PD është e vendosur të ms lëshojë pe dhe të mos pranojë që pakica 30 vjeçare e tranzicionit të bëhet e përhershme.
“Jemi të vendosur që të mos lëshojmë pe dhe të mos pranojmë për asnjë çast që pakica 30 vjeçare e tranzicionit të bëhet e përhershme por që shumica e shqiptarëve dhe dëshira për ndryshim të marrë formë përmes zgjedhjeve të lira. E sot, ja si 8 janari kanë hyrë në histori si ditë të dhimbshme për shqiptarët që duan institucione të pavarura , t’i japin fund dhunës, korrupsionit dhe rruag për ta bërë këtë është të qëndrojmë së bashku”, tha Basha.
Pyetje: Pse e fortifikuat seliinë dhe a dhatë shpjegime për personat e supozuar të armatosur brenda selisë? Si do ta kërkoni vitën e demokratëve?
Basha: “Unë jam i gatshëm të marr përgjegjësitë që më takojnë dhe fjalët të përkthehen në vepra. Valltarët e tranzicionit duan ta shkatërrojnë Partinë Demokratike që është një pengesë për ta. Është një mison siç nuk mund të braktis fëmijët e mi, nënën time. Historian a ka vendosur në ballë të kësaj beteje. E di që shumica e shqiptarëve e duan ndryshimin. Nuk preferoj të kalojmë në metafora të tilla. PD ishte e përgatitur për çdo skenar dhe kishim një qëllimi, të shmangnim gjakderdhjen me 8 janar”, u shpreh Basha./albeu.com