Gjatë fjalës së tij në Kuvend ku po prezantonte programin qeverisës, kryeministri Edi Rama foli për menaxhimin e pandemisë dhe çfarë pritet të bëhet në këtë mandate të tretë.
Ndërsa Rama po fliste për përballimin me sukses të situatës, kreu i PD-së Lulzim Basha ndërhyu duke i thënë se kanë vedekur 16 mijë qytetarë.
Debati Rama-Basha
Rama: Në 2013-ën vetëm 43 përqind e shpenzimeve në shëndetësi mbulohej nga shteti. Kemi kursyer nga buxheti i shtetit. Kemi ndërtuar 300 qendra shëndetësore siç premtuam. Edhe më evident është një Shërbim Kombëtar i Urgjencës Shëndetësore ka vendosur një standard bashkëkohor. Sikur virusi që gjunjëzoi botën të kishte gjetur Shqipërinë me shëndetësinë, me drejtuesit pa kokë të sistemit shëndetësor, siç e gjetëm ne, pa platformën E-Albania, parafytyroni karantinën e përgjithshme pa pasur mundësinë që të dilnin për leje. Këtu do të ishte bërë një gjë më e rëndë. Këtu do të ishte një motiv krenarie. Shqipëria nuk u gjunjëzua në kohën e pandemisë.
Basha: 16 mijë vdekje
Rama: Meqë po ndërhyni, përballoi dhe aleancën tuaj me virusin, i dhatë një shtytje të lehtë, po nejse.
Basha: 16 mijë vdekje
Rama: Falë fillimit të shpejtë të vaksinimit, ku shumica e rajonit mbeti si peshku pa ujë, falë punës këmbëngulëse, pa orar dhe pastaj kaluan muajt, të gjitha institucionet bënë detyrën e tyre./albeu.com