Basha i dha postin e rëndësishëm, Floriana Garo braktis PD pas humbjes së thellë në zgjedhje

Ndonëse tha që ishte kthyer në Shqipëri bashkë me fëmijët e saj të vegjël, sipas të gjitha gjasave me mbarimin e zgjedhjeve, Floriana Garo i është rikthyer jetës së mëparshme në Zvicër.

Jo më larg se dje ish-missi ka publikuar një foto me një prej partnereve të saj në biznes duke na lënë të kuptuar se tanimë punët janë zhvendosur atje ku ishte.Ndonëse gjatë fushatës ajo u shfaqe tejet aktive në rrjetet sociale, me kthimin në Zvicër ka vendosur të mos publikojë me dhe aq shumë momente.

Postimi i fundit ka qenë në datë 9 maj, ndërsa në bion e saj, Floriana ka vendosur informacionet e hershme si prezantuese dhe linkun e biznesit të saj, duke fshirë dhe emërtimin e mëparshëm si zëdhënëse e fushatës së Pd-së.

Sipas gjasave dhe atyre çfarë ka ndarë Floriana është rikthyer aty ku jetonte më parë, pavarësisht të gjitha deklaratave në nisje të fushatës se do të kthehej në Shqipëri së bashku me fëmijët dhe partnerin e saj.

Shtuar 20.05.2021 12:08