Drejtuesi politik i qarkut Fier, ka sulmuar nga Patosi Zv. Kryeministren Belinda Balluku, duke u shprehur se i ka mbetur vetë mashtrimi, sajesat dhe lajmet e rreme.
“Asnjë ide, asnjë punë. Mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim i ofruan Patosit në 12 vjet, duke shkaktuar veç mjerim dhe shpopullim” – shkruan Bardhi. “Belinda Ballukut dhe bandës së saj të gënjeshtrave të mëdha i ka mbetur vetë mashtrimi, sajesat dhe lajmet e rreme! Asnjë ide, asnjë punë. Mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim i ofruan Patosit në 12 vjet, duke shkaktuar veç mjerim dhe shpopullim”, shkruan ai.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Me kandidaten tonë Samena Malenaj, biseduam me banorë dhe tregtarë të vegjël në Patos për shqetësimin e tyre kryesor: nuk ka më blerës, shumë janë larguar, s’ka punë. Në një mëmyrë a në nje tjetër, secili e ka provuar në familjen e vet, dëmet e mëdha që ka shkaktuar kjo qeveri.
Ajo që na takon ne, si opozitë dhe si shoqëri, është që të veprojmë! Qytetarët veprojnë me votë! Ne veprojmë me punë!
Programi ynë parashikon:
– Kthimi i emigrantëve përmes programeve favorizuese!
– Mbështetje e bizneseve përmes taksave te ulëta ose përjashtimit nga taksat!
– Rritje e pagave dhe e pensioneve në qytet dhe fshat!
Belinda Ballukut dhe bandës së saj të gënjeshtrave të mëdha i ka mbetur vetë mashtrimi, sajesat dhe lajmet e rreme! Asnjë ide, asnjë punë. Mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim i ofruan Patosit në 12 vjet, duke shkaktuar veç mjerim dhe shpopullim!
Biznesi i vogël është prioriteti ynë i madh. Partia Demokratike ka vullnetin dhe dëshirën për të punuar që të rikthejmë rininë në Patos, të rikthejmë shpresën dhe të sigurojmë të ardhmen!