Pas 8 orësh mbledhje të tensionuar, Kryesia e PD-së mori një vendim për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik. Mbledhja nisi rreth orës 18 të së martës dhe u mbyll rreth orës 2:30 të së mërkurës, ku anëtarët e kryesisë u ndanë në dy grupe.
Grupi i deputetëve, në përbërje të të cilit ishin Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Sajmir Koreshi të cilët kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve së pari nëpër degë e më pas për kryetar.
Ndërsa grupi i dytë përbëhej nga ish-kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj, ish-kandidatët për kryetar bashkie, Roland Bejko dhe Agron Kapllanaj si dhe ish-deputeti Xhemal Gjunkshi.
Alibeaj ka folur për medit jashtë ambienteve të Kuvendit ditën e sotme dhe ka mohuar dhunën e raportuar nga mediet. Ai tha se ka pasur debate të forta për shkak të qëndrimeve të ndryshme, por jo dhunë.
Nga ana tjetër reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e cilësoi si qëndrim emocional.
Alibeaj: Modeli ndryshe është të respektojmë sigurisht lirinë e shprehjes së çdo njeriu. Kush kështu? Unë e thashë, çfarë të them më tepër, distancim. Partia Demokratike është baza, janë njerëzit. Qëndrimet emocionale mos i merrni. Në mbledhje, asnjëri prej anëtarëve të kryesisë nuk ka qenë nën presion. Unë isha në mbledhje dhe asnjëri prej tyre nuk ka qenë nën presion., ka pasur qëndrime të ndryshme, por… Kryetarët e degëve janë PD-ja. Nuk ka pasur dhunë, por fjalë ka pasur, jam dakord. Nëse ndonjëri nga ju është ndjerë i fyer dhe në një situatë jo normale ju këkroj dhe ndjesë.
Do duhet që një orë e më parë PD të marrë formën e plotë të funksionimit të saj. Zgjatja e drejtimit të saj me kryetar të komanduar nuk ishte zgjidhja më e mirë. Ka qenë vendim i Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, që ne do të vazhdonim me kryetar të komanduar deri pas zgjedhjeve. Ishte e arsyeshme dhe e nevojshme që menjëherë sa të mbaronin zgjedhjet vendore të hynim në riformësimin e PD-së. Nuk arrij ta kuptoj që edhe pas një zgjatjeje prej 1 viti e ca ne të marrim ende kohë. Kohë për çfarë. Duhet të vendosim rregulla në Statut që e bëjnë pothuajse jo të domosdoshme se cili është kryetari i partisë. Ndaj edhe në mbledhje unë propozova një statut të ndryshuar, i cili do duhet të bëjë këtë gjë, një parti me rregulla ku gjithsecili të gjejë vendin e tij.
Çfarë ndodhi në mbledhjen e kryesisë
Kryesia e Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje e cila zgjati 10 orë dhe doli me vendimin për apjen e garës për kreun e ri të partisë. Me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, Kryesia vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik.
Ky vendim, ka sjellë tensione në mbledhje, pasi deputetët, që njëherazi janë edhe anëtarë të Kryesisë, nuk kanë pranuar që zgjedhjet të mbahen tani. Me këtë situatë, vihet re një tjetër përçarje mes Partisë Demokratike, që pasoi edhe me dorëheqjen e Jorida Tabakut nga posti i nënkryetares. Në një deklaratë për mediat, Tabaku e cilësoi këtë vendim si nëj hap që e zvogëlon më shumë partinë.
“U tërhoqa nga vendi i nënkryetares së PD. unë gjykoj që PD do ecë para, do bëhet alternativë kur secili nga ne të anashkalojë egot personale dhe të mendojë për të mirën e përbashkët”, tha Tabaku.
Deputetët braktisën mbledhjen pasi kërkuan që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri. Orët e fundit të mbledhjes u shoqëruan edhe me tensione dhe tone të larta. Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi ishin deputetë që braktisën të parët mbledhjen e Kryesisë, rreth orës 01:00 të mesnatës.
Gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga militantët që ishin mbledhur para selisë blu. Nga ana tjetër, anëtarët e tjerë të Kryesisë u kërkuan deputetëve llogari se përse nuk kanë qenë aktivë në fushatën për zgjedhjet e 14 majit, sidomos në atë të Tiranës.
Pas hapjes së garës, pritet me interes vendimi i Lulzim Bashës nëse do të kandidojë sërish për drejtimin e Partisë Demokratike, duke pasur parasysh që tashmë ai është kthyer në politikën aktive dhe largimin e tij e arsyeton si veprim që të tërhiqej Berisha. Kryesia ka lënë afat që deri më 20 qershor të dorëzohen kandidaturat për kreun e PD-së, ndërsa kandidatët do të kenë rreth 1 muaj afat për të bërë fushatë zgjedhore. Konkretisht nga data 24 qershor deri më 27 korrik dhe më pas mbahen zgjedhjet.
Deri më 15 korrik, çdo degë e Partisë Demokratike, duhet të evidentojë anëtarët me të drejtë vote. Më pas, për të miratuar këto zgjedhje, brenda muajit shtator duhet të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së.
Çfarë kërkojnë deputetët e PD
Grupi i PD parashtroi platformën me 5 pika ku përfshihen dhe hapat që sipas tyre do të sjellin procesin e riorganizimit brenda PD. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:
– Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;
– Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;
– Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.
Si u votua
Pro:
- Enkelejd Alibeaj
- Flutura Açka
- Jemin Gjana
- Taulant Zeneli
- Endri Hasa
- Indrit Sefa
- Kreshnik Çollaku
- Roland Bejko
- Gentian Gaba
- Agron Kapllanaj
- Arbi Agalliu
- Fitim Zekthi
- gazmend koduzi
- Merita Bakiu
- Orjola Pampuri
- Taulanda Jupi
- Xhemal Gjunkshi
- Kundër: Jonila Godole dhe Flamur Hoxha
- Abstenim: Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj
/Albeu.com/