Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi, është shprehur se grupimi i tyre nuk e ka lëshuar ende selinë e PD-së.
Komentet Bardhi i bëri pas mbledhjes së zhvilluar të Grupit Parlamentar të PD-së.
Bardhi shtoi edhe njëherë se grupimi i Sali Berishës po hesht për vendimet e fundit të SHBA-së, për shpalljet e disa eksponentëve “non grata”.
“E kam bërë të qartë qëndrimin tim, sigurisht që mund të jem pakicë, kjo nuk është vërtetuar. Kam shtruar një pyetje që për shkak të saj situate, të shpalljes non grata, sot PD ka një kompleks të madh me veten. Në dy godina ka rënë heshtja pas vendimit SHBA për Aqif Rakipin, në godinë e PS dhe selinë qëndrore të PD. Nuk arrij dot të kuptoj heshtjen e selisë qendrore të PD, se Edi Rama në dy qarqe ka bashkëpunuar me krimin për të blera vota dhe shantazhuar votues. A mund t’ja drejtoni pyetjen zotit Berisha pse hesht. Ka drejtuar gishtin ndaj Edi Ramës, ka pranuar atë që demokratët kanë konstatuar në 25 prill”, tha ai.
Po ashtu ai theksoi se procesi i zgjedhjes në degë nisur nga “Rithemelimi” po lë jashtë demokratët me sakrifica.
“Ka lënë jashtë demokratë që kanë sakrifikuar. Ky ka qenë shqetësoi i sotëm i grupit parlamentar. Për fat të keq ashtu siç doli këtu poshtë, s’ka rëndësi për demokratë nëse Berisha e njeh apo jo Alibeajn si kretar grupi”, tha ai./albeu.com/