Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha në emisionin “Opinion” se nuk i njihte personat që dilnin nga selia e PD-së dhe përlesheshin me protestues në ballkonin e katit të dytë. Bardhi la të kuptohej që ata ishin punonjës të gardës që ndodheshin brenda perimetrit të vijës së kuqe të zyrës së Bashës.
Pjesë nga diskutimi
Fevziu: Kush janë këta persona që dalin nga selia e PD?
Bardhi: E para nuk dalin nga selia e PD. Ti ke qenë në selinë e PD dhe e kupton që ai ambjent ku kanë hipur është brenda perimetrit të vijës së kuqe të zyrës së kryetarit të opozitës dhe me rregullat e Gardës së Republikës besoj e kuptoni që një person…
Artan Hoxha: Janë gardistë?
Bardhi: Nuk i njoh.
Fevziu: Gardistë që godet me bisht kazme unë nuk di….
Bardhi: Disa nga zyrat anësore të selisë së PD-së janë thyer me atë drurin që ka në dorë ai zotëria. Dhe ato bishta kanë ardhur nga poshtë lart Partisë Demokratike. Sikundër në ambjentet e PD-së ka patur një numër të shtuar të punonjësve të gardës./Opinion.al