Gazment Bardhi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së të thirrur nga Enkeljed Alibea, është shprehur se duhet të propozojmë kriteret dhe procedurat për zgjedhjen e presidentit.
Bardhi ka ‘sulmuar’ dhe mbështetësit e Berishës, duke thënë se presidentin e zgjedh parlamenti dhe vendos grupi parlamentar duke shtuar se nuk vendos Jozefina Topalli, Rudina Hajdari e as Myslim Murrizi.
Ai thotë se këto të fundit kërkojnë që PD të mos marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit.
Bardhi: Të propozojmë kriteret dhe procedurat dhe kriteret. Ne duhet të vazhdojmë me opozitën, dhe mos të kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk përgjigjemi me të njëjtën gjuhë për të ruajtur PD-në. Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te presidenti. Atë që deri dje thoshin përse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qenë pas bojkotit deti dje. Presidentin e zgjedh parlamenti, dhe vendos grupi parlamentar, nuk vendos Jozefina Rudina dhe Murrizi, në Këshillin Kombëtar, ata që deri dje sulmonin PD-në.
Murrizi, rudina dhe Jozefina që ne i kishim një vit më parë do t ë na diktojnë si një grup parlamentar ca vendimi do të marrim./albeu.com