Bardhi ironizon përgjigjen e Berishës: Dreka, darka të Bashës me Aqif Rakipin

Gazmend Bardhi ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Sali Berishës mbi një drekë të konsumuar mes Lulzim Bashës dhe Aqif Rakipit, i cili është përballur së fundmi me sanksione nga Thesari Amerikan.

Bardhi shkruan se Berisha nuk ka komentuar sanksionet e SHBA-së për Rakipin, por drekën me Bashën duke aluduar për një bashkëpunim mes ish-kryeministrit dhe ish-deputetit gjatë procesit të Foltores.

Gazment Bardhi:

Qëndrim ineterestant i Sali Berishës: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj Aqif Rakipit, mqs ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të Edi Ramës, por sepse ka ngrenë drekë me Lulzim Bashën. “Opozitë” e vërtetë, jo llafe./albeu.com

Shtuar 15.04.2022 13:30