Bardhi: Bojkoti i Komisionit Hetimor për 25 Prillit nga PS, dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre ndaj qytetarëve

Sekretari i Përgjithshëm i PD-sëe Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me bojkotin e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit nga anëtarët e PS.

Bardhi thotë se kjo është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve, duke shtuar se opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për masakrën zgjedhore.

“Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve. Edhe pse kërkuar vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin. Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore. Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit”, u shpreh Bardhi.