Ousmane Dembele nuk është më një lojtar i Barcelonës dhe këtë e ka konfirmuar edhe drejori sportiv i katalanasve, Mateu Alemany.
“Dembélé kërkoi të largohej. Kontrata e kishte përfshirë këtë rrethanë nëse donte të largohej. Jemi në proces negociatash me PSG. Tani nuk është në dinamikën e ekipit të parë, tashmë është në Paris, kur gjithçka të mbyllet do të japim shifrat”, tha ai.
Sa i përket regjistrimeve, drejtori sportiv i Barçës nuk ka marrë asgjë të mirëqenë, megjithëse është shprehur se po punohet që të gjithë lojtarët të jenë në dispozicion.
“Janë dhënë largimet e nevojshme, nga ana tjetër jemi në proces për të zgjidhur çështjen e regjistrimeve. Jemi në pritje të dy pagesave që nuk janë bërë, jam gjithmonë optimist, tani mendojmë vetëm të regjistrojmë të gjithë”, shtoi Alemany.