Barakë e rrethuar nga thupra, kjo është banesa e vrasësit ku i mori jetën 8-vjeçarit (VIDEO)

Shtëpia që shihni është shtëpia e shtetasit Klodian Çalamanit, 38 vjeçari që vrau dhe groposi fëmijën 8 vjeç.

Pikërisht brenda rrethimit të kësaj shtëpie, në oborrin me baltë është gjetur edhe trupi i të miturit, Mateo Vasiu, i cili dyshohet se është goditur me sende të forta.

8-vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e 38-vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime tek policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.

Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38-vjeçari Klodian Calameni, i cili e pranoi vrasjen.

Ai jeton i vetëm në shtëpinë e tij pasi babanë dhe vëllanë e ka në burg në Greqi ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.

Dyshohet se autori I krimit ka joshur të miturin me biçikletën e tij dhe  e ka futur në oborrin e tij, aty ku ka ndodhur edhe krimi makabër. /albeu.com/

 


Shtuar 17.11.2021 10:00