Balluku nga Rruga e Arbrit, zbulon ditët që aksi nuk do jetë në shërbim të qytetarëve

Rruga e Arbrit pritet të hapet më 29 nëntor siç edhe është deklaruar nga vetë kryeministri Edi Rama, por nuk do të jetë në disponim të qytetarëve shqiptarë në 365 ditët e vitit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Balluku tha se kanë bërë një “monitorim” për vitet e fundit dhe kanë dalë në përfundimin se në pjesë ku po punohet për ByPass-in nuk bie më shumë se pesë ditë në vit dëborë.

Gjatë këtyre ditëve, Balluku tha se rruga do të mbyllet dhe se qytetarët do të mund të përdorin vetëm rrugën e vjetër.

“Po e hapim para afatit për të lehtësuar qarkullimin gjatë dimrit dhe padyshim jemi në kushtet e kantierit, kështu që duhet shumë kujdes nga drejtuesve të automjeteve përsa i përket kalimit këtu. Kjo është një rrugë në verilindje të vendit, ku shpesh ka edhe reshje dëbore, prandaj duhet të kemi shumë kujdes në përdorimin e rrugës. Jam me drejtor Qaton këtu, sepse do të marrin në dorëzim këtë aks për sigurinë rrugore dhe do ta monitoroni deri kur të jetë i përfunduar. Moti nuk na ndihmon shumë, por kaskadat e Drinit po mbushen. Ne kemi bërë dhe një monitorim për vitet e fundit dhe na rezulton se nuk bie dëborë më shumë se pesë ditë në vit dhe këto ditë që do të ketë reshje dëbore do të mbyllim “By Pass”-in. Maksimumi 5 ditë në vit dhe do të përdoret rruga e vjetër, por në ditët e tjera do të jetë totalisht i hapur. E kuptojmë që kjo është një rrugë e parametrave evropiane dhe thërret për shpejtësi, por absolutisht nuk duhet të ndodhë kjo gjë. Shoferët duhet të kenë kujdes në përdorimin e kësaj rruge. Kjo është një rrugë e re dhe me siguri do të duhet kohë sat ë ambientohen”, tha Balluku./albeu.com/