Zëvendës kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është shprehur se në Zvicër futesh në burg nëse e mban kondicionerin mbi 19 gradë.
Komentet Balluku i bëri teksa u takua sot me nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” në Tiranë, në kuadër të fushatës sensibilizuese për kursimin e energjisë elektrike.
Balluku u tregoi fëmijëve mënyra praktike si të kursejnë energji, ndërsa solli shembullin e Zvicrës, një vend, i cili dënon me buig këdo që mban kondicionerin mbi 19 gradë./albeu.com/