Balluku: Hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,gjatë një conference për media ka njoftuar hapjen e garës për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës.

Ministrja tha se gara do të jetë e hapur në faqen e ministrisë duke filluar nga data 2 gusht deri në datë 23 shtator të këtij viti.

“Prej kohësh Kryeministri Rama ka lançuar strategjinë për zhvillimin  e Aviacionit Civil duke njoftuar si ky zhvillim do të vijë. Pas kontratës së re të firmosur nga qeveria dhe koncensionari i aeroportit të Tiranës , pas hapjes së aeroportit të Kukësit që ka arritur normalitetin duke kryer fluturime përditë. Pas firmosjes së kontratës për aeroportin e Vlorës tani është radha për lançimin e garës për aeroportin e Sarandës. Ministria e Financës ka marrë përsipër kostot për procedurën e koncensionit. Është një procedurë e lehtë pasi shteti nuk ka përfshirje direkte. Shteti nuk ofron një garanci financiare. Do të jetë investim privat që do të kushtojë 37 milionë.

Ndoshta për skeptikët që po thonë për atë të Kukësit që ishte 3D padyshim puna flet dhe nuk ka nevojë për fjalë. Aeroporti i Sarandës do t’i shtohet infrstrukturës ajrore pasi është një kollonë e fortë për zhvillimin e vendit. Kemi pasur interes nga grupe të ndryshme në Europë dhe jam shpresëplotë që edhe ky process do të jetë i sukseshëm.

Në Sarandë presim që në 3-4 vite te elaborojmë 1 milionë pasagjerë. Gara do të jetë e hapur në faqen e ministrisë nga data 2 gusht deri më 23 shtator. Investitori do të ketë mbështetjen totale të shtetit dhe ministrive por procesi i shpronësimeve do të bëhet nga shteti bashkë me Agjensinë e Shpronsimeve. Unë jam e sigurt që banorët e Sarandës do të jenë te kënaqur nga ky lajm i ri”, tha Balluku./albeu.com

Shtuar 30.07.2021 15:54