Frika se lufta e zhvilluar në Ukrainë mund të eksportohet në Ballkan, ka bërë që Bashkimi Europian të dërgojë 500 ushtarë në Bosnjë.
Lajmin e bëri të ditur përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian, Josep Borrell, në përfundim të takimit të mbrojtjes së Bashkimit Europian.
Kjo është pjesë e rezervës së Bashkimit Europian për operacionin Althea që mobilizohet për herë të parë.
Tensionet e mëparshme në Bosnjë dhe Kosovë dhe influenca serbo-ruse, kanë krijuar frikë në BE, e cila po i paraprin zhvillimeve të mundshme.
“Kam vendosur që të mobilizoj 500 burra dhe gra të forcojnë operacionin Althea në terren. Vendet që kontribuojnë në kapacitetin tonë për të kontrolluar situatën në vend përmes misionit Althea meritojnë falenderim. Eshtë një sinjal i vendosmërisë dhe kujdesit tonë për të ruajtur stabilitetin në Bosnjë Hercegovinë dhe përballjes me destabilizim të mundshëm të operacioneve destabilizuese të Rusisë në Ballkan”, deklaroi Borrell./albeu.com/