Ballkani fiton me përmbysje në sekondat e fundit, Dardanët “përplasen” në një ndeshje me 7 gola (VIDEO)

Ballkani ka arritur të marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Sivasspor. (SHIKONI GOLAT KËTU)

Në minutën e parë të lojës, Sivasspor kaloi në avantazh pas golit të Ulvestad. Festa zgjati vetëm 20 minuta për ekipin turk, pasi Thaqi realizoi një supergol nga distanca. Duke menduar se rezultati i pjesës së parë do të mbyllej kështu, “Dardanët” shënuan golin e përmbysjes në minutën e 31-të me një aksion shumë të bukur të finalizuar nga Potoku.

Pjesa e dytë ishte pothuajse e barabartë me statistika për të dyja ekipet, por në minutën e 66-të Korencia shënon edhe golin e tretë për ekipin nga Kosova.

Sivasspor kërcënon Ballkanin duke shënuar golin e ngushtimit të rezultatit në minutën e 75-të me anë të Yesilyurt. Por, Sivasspor ka arritur të barazojë rezultatin në minutën e 91-të me Yesilyurt përsëri.

Dukej sikur çdo gjë kishte mbaruar, por në minutën e 94-të Krasniqi realizon golin e madh të përmbysjes duke e dërguar rezultatin në 3-4 për ekipin nga Kosova.

Me këtë rezultat, Ballkani renditet në vendin e dytë në kuotën e 4 pikëve të grupit G./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.10.2022 20:47