Basha mbyll fushatën në Tiranë: Ndryshimi është çështje orësh, fiton Shqipëria (VIDEO)

Kreu i PD, Lulzim Basha sapo mbylli fushatën elektorale në Tiranë. Sipas Bashës dita e dielë do të jetë dita e ndryshimit për shqiptarët.

Basha: Pas 8 vitesh të një rruge tjetër në çdo fshat dhe qytet, shtëpi, sipërmarrje dhe fermë kam arë në sytë e nëna tona dëshpërim, jo më dëshpërim por gëzim për ditën e madhe që po afron, ditën e fitores së demokracisë.

Boll vëllezër dhe motra se ndryshimi është tashmë çështje orësh. Është madhërisht këtu në këtë shesh, në gjokset tuaja.

Shoh në këtë shesh nënat tona, e kanë ngritur kokën sepse ka shpresë, ka besim dhe të dielën vjen ndryshimi për to.


Shtuar 23.04.2021 19:51