Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar në Fier pasi, në gjendje të dehur, ka keqtrajtuar fëmijët e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin K. T., 46 vjeç, banues në Rërës, Patos, pasi në gjendje të dehur ka keqtrajtuar fëmijët e tij të mitur 15 dhe 13 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com