Në një intervistë për emisionin “Frontline” në Neës 24 zv/kryeministri Erion Braçe ka komenuar arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës dhe “B-në” e përgjimeve të SPAK, që është aluduar të jetë ai.
Në lidhje me arrestimin e Tushes, Braçe inkurajoi Prokurorinë t’i shkojë deri në fund, ndërsa “B-ja” sipas Braçes është një shpikje e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Unë nuk merreme me debate. Unë nuk diskutoj vendime të gjykatës. Bashkia e Lushnjës ka mbajtur 5% të fondit të garancisë dhe unë i kam kërkuar të përmirësojmë çdo gjë që kanali të çojë ujë. As në kohën e koperativës nuk kanë pasur ujë. Çështja ka të bëjë me mënyrën se si është bërë prokurorimi. Prokuroria pretendon se ka prova se është shkelur ligji t’i shkojë deri në fund.
Kujtoja se nuk ekziston më Berisha. Ai është keqberësi më i pandëshkuar që ka Shqipëria. SPAK-u ka detyrën e vet. Ky fundërrina është gjithë kohën në errësisë. Pse “B-ja” nuk mund të jetë Berisha? Unë kam më shumë nder dhe dinjitet se Sali Berisha. Të gjithë ata që na njohin e dinë fare mirë për çfarë bëhet fjalë. Kjo çështje do të shkojë në gjykatë, unë këtu jam. Është një shpifje e ngritur nga Sali Berisha”, tha Braçe./albeu.com