Avokati i Popullit, Balla ftesë Bardhit: Të ulemi në tryezë, ta zgjedhim bashkë

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialsite, Taulant Balla, foli sot në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Ai ftoi kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi që të ulen në tryezë për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit.

 Balla theksoi se Avokati i Popullit nuk mund të jetë avokat i Partisë Demokartike.

Balla: Në katër seancat që kanë mbetur të zgjedhim avokatin e popullit. Avokati i popullit nuk mund të jetë avokat i partisë demokartike, as figurë e spikatur e PD-së. I propozoj Gazmet Bardhit të ulemi gjatë javës së ardhshme bashkë me drejtuesit e komisionit të ligjeve në mënyrë që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë. Nuk keni të drejtë ju të zgjidhni avokatin e popullit.

Aktualisht, institucioni i Avokatit të Popullit drejtohet nga Erinda Ballanca, e cila u propozua nga opozita dhe i ka përfunduar mandati. Megjithatë, pyetja që ngrihet është se a do të vazhdojë kjo traditë edhe këtë herë, ku një kandidat i propozuar nga opozita do të zgjidhet në këtë institucion kushtetues?

Gara ka nisur tashmë dhe mësohet se deri më tani, Av. Edison Frangu, është i vetmi kandidat që ka marrë firmat vetëm nga deputetët e opozitës. Burime bëjnë me dije se ka arritur të mbledhë 35 firma deputetësh ku përfshihen të dy fraksionet e Partisë Demokratike por edhe deputete të tjerë të opozitës, duke e bërë atë një figure konsensuale brënda opozitës.

/albeu.com/


Shtuar 22.06.2023 11:40