Avokatët bojkotojnë seancat, Dhoma e Avokatisë: Shkel Kushtetutën

Pas miratimit të hartës së re gjyqësore me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka reaguar Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Komiteti Drejtues konstaton dhe i bën prezent gjithë opinionit publik se vendimi për miratimin e hartës së re gjyqësore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit.

Ky vendim, njofton më tej Dhoma e Avokatisë, cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne çeshtjet penale, civile dhe administrative.

Dhoma e Avokatisë konstaton po ashtu se vendimi është në përputhshmëri dhe në përkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuara në proceset penale, civile e administrative të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve.

REAGIMI I PLOTË:

Me këtë vendim u injoruan haptazi gjithë problematikat dhe argumentet e parashtruara nga ana e Organeve drejtuese të Dhomës Qendrore dhe atyre vendore gjate procesit të diskutimit te draftit në shkallë vendi, fakt i cili tregoi qarte formalitetin, paragjykimin dhe abuzivitetit në mosmarrjen në konsideratë të mendimit te grupeve të interesit, përfshi Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë si një nga aktorët kryesor në procesin e dhënies së drejtësisë. Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë i ka bërë thirrje Ministrit të Drejtësisë që të përcjellë në qeveri argumentet e paraqitura në mbrojtje te interesave të personave fizikë dhe atyre juridikë, duke konkluduar mos miratimin e vendimit të mësipërm të paraqitur nga na e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Komiteti Drejtues ka vendosur si hap të parë që të bojkotojë të gjitha proceset gjyqësore me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim, në të gjitha nivelet e gjykatave përfshire edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri ne datën 17 qershor.

Për ekzekutimin e vendimit janë ngarkuar organet drejtuese të Dhomës Qendrore dhe dhomave vendore dhe moszbatimi nga ana e avokatëve njoftohet se përbën shkelje të rëndë të kuadrit ligjor mbi profesionin e avokatit, e për rrjedhojë do të procedohen disiplinarisht.

Kujtojmë se të shtunën Përgjatë Mbledhjes Plenare u miratua propozimi për riorganizimi i gjykatave si vijon: Riorganizimin e gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, nga njëzetë e dy gjykata të rretheve gjyqësore në trembëdhjetë gjykata të tilla, me kompetenca tokësore si më poshtë: Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me seli në qytetin Berat dhe kompetencë tokësore në bashkitë Berat, Dimal, Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan; Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,me seli në qytetin Peshkopi dhe kompetencë tokësore në bashkitë Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos; Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmDurrës, me seli në qytetin Durrës dhe kompetencë tokësore në bashkitë Durrës, Shijak, Kavajë dhe Rrogozhinë; Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me seli në qytetin Elbasan dhe kompetencë tokësore në bashkitë Elbasan, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas; Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmFier, me seli në qytetin Fier dhe kompetencë tokësore në bashkitë Fier, Patos, Roskovec, Lushnje, Divjakë dhe Mallakastër;Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmGjirokastër, me seli në qytetin Gjirokastër dhe kompetencë tokësore në bashkitë Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë dhe Dropull; Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me seli në qytetin Lezhë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me seli në qytetin Korçë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Korçë, Maliq, Pustec, Kolonjë, Devoll dhe Pogradec; Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmKukës, me seli në qytetin Kukës dhe kompetencë tokësore në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë;Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me seli në qytetin Sarandë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë; Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmShkodër, me seli në qytetin Shkodër dhe kompetencë tokësore në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz;Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me seli në qytetin Tiranë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Krujë; Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë,me seli në qytetin Vlorë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Vlorë, Selenicë dhe Himarë.