Autoritetet ukrainase: Kemi shkatërruar një të tretën e tankeve ruse

Ukraina pretendon se ka shkatërruar një të tretën e tankeve modern ruse.

Ukrinform, shkruan se lajmi ka gjetur konfirmim nga këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme, Viktor Andrusiv.

“Para luftës me Ukrainën, Rusia kishte rreth 3000 tanke moderne në arsenalin e saj, dhe tani më shumë se 30% janë shkatërruar tashmë nga mbrojtësit tanë në tre muajt e luftës. Epo, në gjashtë muaj kjo shifër vetëm do të rritet”, citohet të ketë thënë ai.
Sipas zyrtarit, tanket T-34, të cilat Rusia mund t’i marrë nga magazinimi afatgjatë për luftën me Ukrainën, “nuk do të shkojnë larg”.

Siç nënvizohet më tej Rusia po dërgon tanke të vjetëruara T-62 në vijat e frontit në Ukrainë, gjë që tregon mungesë të pajisjeve moderne dhe të gatshme për luftë.

 

 


Shtuar 29.05.2022 19:03