Autorët menduan se do sulmoheshin ndaj qëlluan? Efektivët në Vlorë lëviznin me makinë pa targa dhe xhama të zinj: Pista e re e hetimit

Të tjera detaje kanë dalë së fundmi nga atentati i dështuar i mbrëmjes së djeshme ndaj dy efektivëve të policisë në Vlorë, Anxhelo Breshan dhe Nako Mehmetaj.

Sipas burimeve bëhet me dije se dy policët po udhëtonin në një automjet pa targa dhe me xhama të zinj. Kjo ka bërë që autorët të dyshonin se mund t’u bëhej atentat dhe prandaj kanë qëëluar me armë zjarri ndaj dy policëve. Ky dyshim është një ndër pistat që po hetohet.

Në dëshminë e tyre dy efektivët kanë deklaruar se të shtënat ndaj tyre kishin ardhur menjëherë pasi kishin parakaluar automjetin tip “Wolswagen”, ndërkohë që kanë shtuar po ashtu se nuk i njohin autorët./albeu.com