Automjetet ushtarake ukrainase po hyjnë në Kiev për ta mbrojtur atë nga afrimi i trupave ruse, thotë Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha më herët se qyteti kishte “hyrë në një fazë mbrojtëse”.
Qeveria po i bën thirrje popullit të Kievit që të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave ruse, duke përfshirë prodhimin e bombave molotov dhe marrjen e armëve./albeu.com