Autobusi me votues të Erdoganit përplaset me kamionin, 22 të plagosur në Turqi

Autobusi me mbështetësit presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, është përplasur me një kamion në Turqi.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 22 persona. Ngjarja ka ndodhur në autostradën e Anadollit në Sararya, ndërsa mësohet se, autobusi kishte votues të partisë së Erdoganit, AK, të cilët po ktheheshin nga Stambolli për në Ordu.

Mediet  turke raportojnë 22 personat e plagosur nga aksidenti janë dërguar në spitalet e Sakaryas dhe Kocaelit pasi u nxorën nga autobusi i aksidentuar dhe pas kontrolleve përkatëse, ata u dërguan në shtëpi.

Rexhep Tajip Erdogan u  rizgjodh dje  president i Turqisë për 5 vitet e ardhshme.

Ai arriti të merrte 51.4 % të votave, kundrejt kandidatit të opozitës, Kemal Kilicdaroglu, i cili ka arritur të marrë 48.6 % të votave.

Ditën e sotme u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, pasi në zgjedhjet e 14 majit, asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme me mbi 50 % të votave për t’u zgjedhur president.

/albeu.com/