Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar një video të prezantimit të autobusëve të rinj hibridë elektrikë të transportit publik në Tiranë, që sipas Ramës do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër dhe të pastër.
Ai bën me dije po ashtu se në muajin gusht nis punën linja e madhe unazore prej 13.2 kilometrash me 66 stacione.
Postimi i plotë i Ramës në Facebook:
MIRËMËNGJES
Dhe me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër, ju uroj një të diel të bukur!
Në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione!