Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me atentatin me tritol në Sauk të ndodhur gjatë ditës së sotme.
Berisha është shprehur se me kryeministrin Edi Rama rendi dhe siguria janë në duart e krimit.
Ai shton se Shqipëria dhe shqiptarët nuk meritojnë të qeverisen nga Edi Rama.
“Me Edi Ramen rendi dhe siguria ne duart e krimit!
Miq, ngjarja e sotme shenon nje tjeter rekord te zi te fuqizimit te krimit dhe deshtimit te shtetit per te garantuar siguri per qyetetaret.
Shperthimi i sotem i telekomanduar per eleminimin e kundershtarit dhe kercenuar jeten e shume te tjereve flet shume jo vetem per nivelin e organizimit te mafias por me rende akoma, ai mbart elemente te nje akti terrorist.
Edi Rama nuk mund te luftoje krimin pasi ashtu sic po del cdo dite nga deshmite e Dumanit, ai dhe politikane prane tij, jane aleate te grupeve kriminale te cilat i perdorin per te blere e vjedhur vota me qellim deformimin e vullnetit te qytetareve.
Shqiperia dhe shqiptaret nuk meritojne te qeverisen nga banditet ne qeveri dhe ne rruge. Me Edi Ramen nuk ka as siguri e as te ardhme”, është shprehur Berisha./albeu.com/