Atentat në Pogradec, raportohet për një të plagosur

Një përplasje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec ku ka mbetur një i plagosur.

Shtetasi J. M është plagosur në këmbë në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të hotel “Kalaja” ndërsa i dëmtuari ka shkuar vetë në spital dhe ka deklaruar se kanë qenë 2 persona.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.

Plagosja në Pogradec ka ndodhur si pasojë e një konflikti disavjeçar mes personave me precedentë kriminalë. Ngjarja sot ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel Voloreka ndërkohë që ishte i mbushur me pushues.

I plagosuri i ditës së sotme është djali i pronarit të hotelit, i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm. Dyshimet për ditën e sotme janë se njëri nga autorët është një nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020./albeu.com


Shtuar 25.04.2022 16:38