Vaksina AstraZeneca ka ngritur pikëpyetje të mëdha në Europë ku shumë shtete kanë pezulluar vaksinimin pasi dyshohej që shkakton mpiksje gjaku deri në vdekje.
Këto dyshime të kundërshtuara nga OBSH dhe Britania e Madhe kanë rënë totalisht poshte.
Pasditen e sotme gjatë një konference urgjente për AstraZeneca, Angjensia Evropiane e Barnave, tha se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive.
EMA deklaroi se ka dalë në përfundimin se vaksina “AstraZeneca” do të vazhdojë të injektohet, pasi nuk paraqet asnjë rrezik për qytetarët.
Drejtorja e Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), Emer Cook, deklaroi pasditen e sotme se komiteti i sigurisë i agjencisë kishte vendosur “qartë se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive” dhe se përfitimet tejkalojnë rreziqet e mundshme.
Më tej ajo shtoi se: “Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të përgjithshme të rrezikut të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut”.
AstraZeneca tha disa ditë më parë se 17 milion njerëz kishin marrë deri tani dozën e AstraZeneca dhe se incidentet e mpiksjes së gjakut ishin “shumë më të ulëta sesa pritej të ndodhnin natyrshëm në një të gjithë popullsinë”. /albeu.com/