AstraZeneca në Shqipëri, Najada Çomo: Nuk ka probleme, as vend për panik!

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka folur së fundmi në lidhje me vaksinën AstraZeneca, e cila ditët e fundit ka qenë kryefjalë e mediave pasi disa vende në Evropë e kanë pezulluar përdorimin e saj, duke qenë se ka shfaqur, efekte anësore.

E ftuar në emisionin ‘”Frontline’’ ka deklaruar se vaksina e AstraZeneca nuk ka probleme, teksa ka shtuar se njerëzit nuk duhet të kenë frikë, pasi trompoza që dyshohet se shkakton ky prodhim i vaksinës, ndodh në shumë raste të tjera.

Ajo thotë se brenda një muaji sëmuren 3 mijë persona nga trompoza, ndërsa janë gjetur gjithsej 37 raste në rajonin e Europës, që është për Çomon shifër shumë e ulët.

Pyetja: Panik, apo ka diçka përtej mpiksjes së gjakut, trompozave?

Çomo: Ju them sinqerisht, duke përcjellë zërin e personave që mbulojnë Komitetin e Vaksinimit. Procesi ivaksinimit, e filluar nga ne si staf mjekësor ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte në 2021. I bie për tërë popullatën. Nëse shohim ne si mjekë spitali dritën jeshile, atëhere do të vijë ede për popullin. S’ka vend për panik, jo nuk ka. A ka problem vaksina e AstraZeneca?

Sigurisht që nuk ka, deri më sot pavarësisht diskutimeve për trompozën, mpiksje gjaku në mushkëri apo në duar, këmbë e organe të tjera. Nuk është gjetur shkaku direkt me vaksinën. Një nga elementët apo fjalitë e thënë nga një anëtar i Komtetit në Londër, ato 37 raste brenda një periudhe 10 apo 2 javore, nuk është gjetur një lidhje.
Brenda një muaji ka 3 mijë persona që sëmuren nga trompoza, ky numër 37 është shifër e ulët, të paktën deri sot nuk gjykohet që është e lidhur me vaksinën.

Nuk mund të them që vendet e zhvilluara gabojnë tek kjo pjesë. Por perceptimit që bëra vaksinën dhe më ndodhi trompoza, nuk është perceptim real. Trompoza ndodh edhe në raste të tjera. Është komplikacion madhor gjatë COVID. Trompoza ka pasur gjatë gjithë jetës së njeriut. Kështu që për trompozë ka faktorë gjenetikë, ka dhe sëmundje të tjera. Ata që vuajnë nga zemra, mushkëritë, predispozitë për të bërë trompoza.

Shtuar 17.03.2021 08:03