Kryeministri Edi Rama në një nga intervistat e tij të fundit është shpehur se Shqipëria aspiron bashkimin me Kosovën.
Kësaj deklarate të shefit të qeverisë shqiptare i është përgjigjur zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke thënë se, ata presin një reagim të përshtatshëm nga Perëndimi në lidhje me këtë që Rama ka thënë.
Të lidhura
None found
“Ne e konsiderojmë deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës absolutisht të papranueshme. Promovimi i planeve për krijimin e një Shqipërie të madhe është në kundërshtim të madh me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe minon stabilitetin në rajon,” tha Zakharova.
Sipas saj, kjo deklaratë nuk futet në kontekstin e përpjekjeve të përbashkëta nga Beogradi dhe Tirana për të krijuar një treg të vetëm, si pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur” së bashku me Shkupin.
“Presim një reagim të përshtatshëm nga mentorët perëndimorë të projektit të shtetndërtimit të Kosovës ndaj këtij provokimi të pacipë,” u shpreh Zakharova./albeu.com
