Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bën me dije se janë regjistruar tetë raste të reja të infektimit me COVID-19 pas testimit të 2,133 mostrave.
Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë humbje jete.
Sipas njoftimit të IKSHPK-ja ka njoftuar se më 13 korrik janë shëruar 32 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 108, transmeton Telegarfi.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,867 pacientë me këtë virus.
Prej tyre 2,264 kanë vdekur.